Aksidenti në Gjirokastër, plagosen mjekja e njohur dhe vajza e saj

Aksidenti në Gjirokastër, plagosen mjekja e njohur dhe vajza e saj

149
0
Shares
Foto nga vendi i ngjarjes Burimi: Ballkanweb

Mësohen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër. Nga informacionet e para, u bë me dije se njëra  prej të plagosurave ishte në gjendje të rëndë.

Por sipas BallkanWeb, automjeti tip ‘Benz’ drejtohej nga shtetasja Ermira Cuberi. Për pasojë është plagosur rëndë nëna e drejtueses e cila ndodhej pasagjere, një pediatre e njohur në zonë.

Drejtuesja ka marrë lëndime të lehta. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës saj.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca si dhe policia, e cila ka nisur hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY