Tronditet Divjaka, policia, plumba plakut ndërsa ishte në gjumë

Tronditet Divjaka, policia, plumba plakut ndërsa ishte në gjumë

123
0
Shares

Ishte ora 04:00 e mëngjesit kur forca të shumta policie dhe RENA zbarkuan në fshatin Remas të Divjakës, ndërsa thuhet se ishin në kërkim të dy personave të kërkuar për vrasje. Por në rrethana ende të paqarta, mbeti i plagosur rëndë një 78-vjeçar.

“U terrorizuam. Dëgjuam krisma armësh dhe u zgjuam nga gjumi. Na njoftuan se ishte plagosur xhaxhai në kokë”. Kështu deklaron në një intervistë për Agjencinë e lajmeve ‘Balkanweb’ Haziz Lika, nipi i Haxhi Likës.

Teksa tregon momentet e tmerrit, Hazizi pohon se dëgjuan dy të shtëna me armë, ku një prej plumbave që sipas tij u lëshuan nga forcat RENEA, kapën plakun që po flinte në dhomë. Sipas nipit, plumbi e kapi të moshuarin në ballë. Po ashtu ai bëri të ditur se dy djemtë e xhaxhait të tij, (djemtë e Haxhi Likës) janë shoqëruar në polici. “BalkanËeb” mëson se bëhet fjalë për Arben dhe Martin Likën, 45 dhe 51 vjeç.



INTERVISTA
Si ndodhi ngjarja?

Në orën 4 të mëngjesit dëgjuam krisma. Dolëm me vrapë jashtë dhe pamë shumë policë të maskuar që kishin rrethuar shtëpinë e xhaxhait tim Haxhi Lika. U afruam dhe morëm vesh se ai ishte plagosur. Po flinte gjumë kur një plumb e kapi në ballë dhe dhe doli në anën tjetër të kokës. Dy krisma u dëgjuan. Qëlloi policia.

Po më pas çfarë ndodhi?
Policë me maska, me skafandra hynë në shtëpi dhe nisën bastisjen. Se dimë ça kërkonin. Gjetën një armë gjahu, që xhaxhai e kishte me leje.

Shoqëruan njeri?
Dy djemtë e xhaxhait tim u shoqëruan në polici, Arben dhe Martin Lika, 45 dhe 51 vjeç. Nuk kanë bërë asgjë, se di pse i shoqëruan.

Ku punojnë dy kushërinjtë tuaj?
Punojnë në një fabrikë polisterol në Kolonjë të Lushnjës, janë njerëz të ndershëm. S’kanë lidhje me krimin.

Cili është apeli juaj pas ngjarjes?
Duam të dimë se pse policia qëlloi drejt banesës së xhaxhait, dhe e plagosi atë. Familja e tij s’ka bërë asnjëherë asgjë kundër ligjit. Si mund të qëllojë policia në drejtim të njerëzve të pafajshëm. Askush nuk hapi zjarr dhe askush nuk qëlloi ndaj policisë. Duam që të zbardhet ngjarja, xhaxhai im u plagos nga policia kot dhe po lufton me vdekjen.

Ndersa deputeti i PD, Myslim Murrizi ka publikuar nje video ne lidhje me ngjarjen ku hedh poshte nje [pretendim te policise se pati nje kundershtim me arme nga shtepia ku u qellua.

Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake.Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.

Publiée par Myslim Murrizi sur Vendredi 14 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY