Qeveria ndalon celularët në shkolla, por një vendim tjetër është edhe më...

Qeveria ndalon celularët në shkolla, por një vendim tjetër është edhe më i ashpër

286
0
Shares

Qeveria ka vendosur të ndalojë përdorimin e celularëve në shkolla. Vetëm një ditë para filimit të vitit të ri shkollor, ministria e Arsimit ka njoftuar për një masë drastike si për fëmijët ashtu edhe për mësuesit. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin me mësuesit e punësuar në bazë të meritës në portalin “Mësues për Shqipërinë”, përshëndeti këtë urdhër të ministrisë së Arsimit.

“Jo celular në shkollë as për nxënësit dhe as për mësuesit. Ata do t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe i marrin në fund. Në muajin e parë do jetë muaj edukimi, në muajin e dytë celularët që përdoren jashtë rregullit në shkollë, hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që i ka, pasi janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, theksoi Rama.

Kryeministri njoftoi se po përgatitet vendimi për heqjen e celularëve edhe nga institucionet e shtetit, të cilat tha ai, janë bërë si klube interneti për të gjithë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY