Vendimi i PE për vizat, Basha: E drejtë e merituar, mbështetje e...

Vendimi i PE për vizat, Basha: E drejtë e merituar, mbështetje e qartë për Kosovën

65
0
Shares

Pas vendimit të Parlamentit Evropian për të votuar pro liberalizimit të vizave në Kosovë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur këtë vendim.

Sipas Bashës, ky votim është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane.

Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE.

Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”, ka thënë kryedemokrati Basha.

Kujtojmë se Parlamenti Europian votoi pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës ku  420 eurodeputetë votuan në total nga të cilët, 186 ishin kundër, ndërsa 22 absetuan.

Tanja Fajon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Tani mbetet vetëm që të gjithë eurodeputetët të votojnë pro rekomandimit të ardhur nga Komisioni Europian që më 18 korrik të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY