Përplasen makinat në Sarandë, plagosen rëndë 6 persona

Përplasen makinat në Sarandë, plagosen rëndë 6 persona

79
0
Shares
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në qytetin e Sarandës.

Nga informacioni paraprak i policisë bëhet me dije se si pasojë e aksidentit  kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Aksidenti u regjistruar rreth orës 22:45, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë në vendin e quajtur “Baxho”.

Sipas policisë në aksident janë perfshirë dy automjete, një tip Benz me targa AA 999 BL me drejtues Ledjon Haxhi që po udhëtonte nga Saranda në drejtim te Ksamilit, dhe një automjet tjetër tip Shervolet me targa AA 447 EO me drejtues shtetasin Edmond Likometi që ishte nisur në drejtim të Sarandës.

Grupi i policisë dhe ambulanca kanë mberritur menjëher në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY