EMRI/Tentoi të vrasë me pushkë nipin, pranga xhaxhait në Mirditë

EMRI/Tentoi të vrasë me pushkë nipin, pranga xhaxhait në Mirditë

111
0
Shares

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 59-vjeçar pasi tentoi të vrasë me armë zjarri nipin e tij.

Po ashtu në cilësinë e proves materiale te arrestuarit Preng Teska iu sekuestrua një pushkë me një karikatore me 10 fishekë.

Referuar njoftimit të policisë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme , ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin  Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij,  shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen”.

Ndërkohë Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale ” Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY