Vettingu i politikanëve, Salianji: Janë 200 emra në listë për tu hetuar

Vettingu i politikanëve, Salianji: Janë 200 emra në listë për tu hetuar

54
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur sërish lidhur me vettingun e politikanëve, nisma e fundit e ndërmarrë nga PD.

Nga studioja e News 24, deputeti ka treguar dhe njëherë se çfarë synon kjo nismë duke pohuar se kjo është e rëndësishme për të pastruar qeverinë nga krimi.

Rreth 200 politikanë kërkohen të hetohen nga qytetarët, ka thënë deputeti. Salianji nuk ka përjashtuar as mundësinë se mes atyre që do të bjenë në ‘rrjetën e vettingu’, mund të jenë edhe opozitarë.

Mjafton që qytetaret t’i vendosim para dritëhije të politikanëve. Nuk negociojmë, duam ose po ose jo dhe nuk ka rrugë tjetër. Kjo duhet votuar jo për ne. Sot janë 100-200 politikanë që kanë problem dhe qytetarët kërkojnë të hetojnë.’‘ ka thënë deputeti.

Gjithashtu Salianji shprehet i bindur se Rama nuk e do vettingun. Sipas tij ai  nxjerr çfarëdolloj pretekstesh dhe kjo gjë do e pengojë drejtësinë.

Luftë pa viktima nuk ka. Betejë pa viktima nuk ka.Nuk ka pyll pa derra.Ndër të tjera demokrati pohoi se ditën e enjte opozita do të jetë në një tjetër qytet, për të vijuar kauzën e tyre kundër bandave”,deklaroi deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY