Qumështi i fshatarëve me urinë dhe mikrobe, rrezik për sëmundje të rënda

Qumështi i fshatarëve me urinë dhe mikrobe, rrezik për sëmundje të rënda

107
0
Shares

“Fiks Fare” i është rikthyer temës së sigurisë ushqimore. Në një investigim në treg, gazetarët kanë zbuluar se qumështi që shitet nga fshatarët 100 lekë për 1.5 litër, i pakontrolluar, me bidonë plastikë të ripërdorur, ka ngarkesë mikrobike deri në 290 herë më e lartë sesa norma e lejuar.

Përgjegjësia është e institucioneve që e lejojnë tregtimin dhe qytetarëve që vazhdojnë ta blejnë. Edhe specialistët konfirmojnë që është i pasigurtë për t’u përdorur. I rrezikshëm për konsumatorin, pasi mund të mbartë edhe sëmundje si bruceloza dhe turbekulozi.

Edhe sot pas dy vjetësh, ky qumësht shitet sërish në çdo cep të Tiranës, i ambalazhuar në shishe plastike të ripërdorura. Gazetarët e Fiksit blenë disa bidonë me qumësht në tregtarë të ndryshëm.

Të gjithë e shisnin qumështin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe me bidona të ripërdorur disa herë.Në legjislacionin shqiptar, norma e lejuar e ngarkesës mikrobike është 100 mijë.

Pas analizimit të produktit qumësht, 80% e tij rezultoi jashtë normës së lejuar. Madje, shkonte deri 290 herë më e lartë.Ndaj, është e rekomanduar që të mos përdoret qumësht me norma më të larta se 100 mijë.

Shtimi i qumështit me urinë është gjithashtu i rrezikshëm për konsumatorin pasi ajo përmban në të sëmundje që mund të transmetohen nga konsumimi i qumështit tek njeriu.

Më të rrezikuarit janë fëmijët, të sëmurët, sidomos atyre që i rekomandohet që të pinë qumësht dhe mosha e tretë.

*Marrë me shkurtime nga Top-Channel

SHKRIMI ORIGJINAL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY