Përdorte skuterin për të shitur kokainë ‘me porosi’, arrestohet shqiptari në Firenze

Përdorte skuterin për të shitur kokainë ‘me porosi’, arrestohet shqiptari në Firenze

97
0
Shares

Një i ri nga Shqipëria është vënë në prangat e policisë italiane pas u kap duke shitur drogë.

24 vjeçari është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në Firenze, pasi shpërndante drogë rregullisht tek disa klientë.

I riu kishte zgjedhur ta shpërndante drogën, lloj kokaine, me një skuter.

24 vjeçari udhëtonte me një skuter që ja merrte borxh një shoku të tij dhe drogën e sillte personalisht tek shtëpitë e klientëve.

Policia hodhi dyshimet e para pasi e pa të riun të lëvizte shpesh në zonat e Coverciano dhe Campo di Marte.

Pasi e ndoqën dhe e monitoruan, policia e kapi në flagrancë të riun, i cili pasi i ka dhënë drogën klientëve të rradhës, po ngjitej në motor për t’u larguar me paratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY