Goditi me vezë Veliajn, padia ndaj të riut zbulon lidhjen e kryebashkiakut...

Goditi me vezë Veliajn, padia ndaj të riut zbulon lidhjen e kryebashkiakut me Hotel ”Plazza”

142
0
Shares

Hotel ”Plaza” i cili ndodhet në kryeqytet i përket Erion Velijt.

Avokati Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale thotë se e ka zbuluar këtë gjë pas padisë për “prishje të qetësisë publike”, që Veliaj ngriti ndaj Oleg Hankut.

Hanku goditi me vezë kryebashkiakun e Tiranës përpara hotel “Plazza-s”, kur po organizonte festën për Teatrin më 14 qershor.

Goxhaj siguron urdhërin Penal të Prokurorisë ku thuhet se hedhja e sendeve në banesën e tjetrit apo krijimi i zhurmave shqetësuese, përbëjnë shkelje dhe dënohen me gjobë deri në 2 vite burgim.

Goxhaj shton më tej se gjesti i të riut nuk mund të konsiderohet vepër penale, pasi hotelet në legjislacionin shqiptar konsiderohen se objekte socio-ekonomike dhe jo si shtëpi, kështu që ajo rezulton se është pronë e Veliajt.

Postimi i plotë

Sapo zbuluam me Urdhërin Penal të Prokurorisë që Hotel Plazza e ka blerë Erion Veliaj! S’na besoni? Ja e thotë vetë Urdhëri Penal i Prokurorisë Tiranë që pretendon të dënojë me gjobë Oleg Hankun me 500 mijë lekë gjobë pse i gjuajti Lali Plehrit me vezë para Hotel Plazës kur po organizonte farsën për Teatrin në 14 Qershor.

Neni me të cilën akuzohet Olegu për vezët ndaj Lali Plehut është Neni 274 i Kodit Penal “Prishja e Qetësisë Publike” ku përcaktohet ekzaktësisht se:

“Hedhja e gurëve apo e sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepje së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve apo çdo lloj sjelljeje tjetër të papëlqyeshme në rrugë, sheshe dhe vendeve publike, që cënojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapur për mjedisin, përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen me gjobë ose burgim deri në 2 vjet!”

Pra Prokuroria ka zbuluar sipas akuzës ndaj Olegut se Hotel Plazza paska qenë banesa e Lali Erit . Ndaj dhe Olegu ka vendosur që ti drejtohet ILDKPsë ku të kërkojë inspektimin e pasurisë së padeklaruar të Lali Plehut Hotel Plaza. Ns nuk do të ishte pronë e Lali Plehut i bie që s’ka vepër penale sps Hotelet nuk konsiderohen nga legjislacioni shqiptar si banesa por si objekte social-ekonomike (legjislacioni për shpronësimet, vlerësimin dhe regjistrimin hipotekor etj)

Gjths në javët në vazhdim do të ketë surpriza të tjera.

https://www.facebook.com/altingoxhaj.al/videos/2209882255966314/?t=16

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY