Prokurori i Apelit Durrës nuk kalon Vetingun, ja problemet

Prokurori i Apelit Durrës nuk kalon Vetingun, ja problemet

159
0
Shares

Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit Durrës Bujar Hoti.

Ky vendim është dhënë ditën e sotme pasi ashtu siç ishte njoftuar, e hëna do të ishte dita e dhënies së vendimit. Prokurori Bujar Hoti i është nënshtruar procesit të vetingut me precedencë për shkak të kandidimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Procesi i rivlerësimit ndaj tij ka përfshirë të tre kriteret e vetingut; pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

SEANCA E SË ENJTES

Gjatë seancave dëgjimore, prokurorit Hoti i janë gjetur disa pasaktësi.

Të enjten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udhëhequr nga Luan Hamiti si kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar, mbajti seancën dëgjimore për procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Apelit Durrës, Bujar Hoti.

Si përfaqësues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në seancë ishte Theo Jacobs, një prokuror belg me eksperiencë të gjatë, i cili e vlerësoi hetimin administrativ të KPK-së si të thelluar dhe përgjigjet e Hotit si të papërshtatshme.

Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi nënvizoi se si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar, KPK kishte administruar raportet mbi prokurorin Hoti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurisë dhe Konflikit të Interesit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe grupi i punës në Prokurorinë e Përgjithshme.

PROBLEMET 

Sipas KPK-së, hetimi administrativ i thelluar ka zbuluar se çmimi i deklaruar i blerjes së apartamentit 157m2 në qytetin Durrësit është fiktiv. Subjekti nuk provon me dokumente ligjore pagesën e bërë prej 1.4 milionë lekë për shtesën 30 m2 dhe gjithashtu ai nuk ka pasur burime të ligjshme financiare për këstin e paguar cash prej 20 mijë euro në vitin 2004.

Në vitin 2007, personi i lidhur- bashkëshortja Albana Hoti ka deklaruar blerjen e një apartamenti 1 +1 me sipërfaqe 41 m2 me vlerë 2 milionë lekë, i cili është konvertuar në zyrë pasi i është bërë një shtesë prej një dhome dhe një banjoje me vlerë 775 mijë lekë.Shtesa e apartamentit nuk është deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2008.Sipas KPK-së, ka fiktivitet në shlyerjen e vlerës së këtij apartamenti dhe shtesës.

KPK ka ngritur pikëpyetje dhe për apartamentin me sipërfaqe 85.4 m2 në plazhin e Durrësit me vlerë 93.940 euro dhe kosto 1100 euro për metër katror.Nga analiza financiare e kryer e të ardhurave dhe shpenzimeve ka rezultuar se subjekti ka një balancë negative në vitin 2007 në vlerën 4 milionë lekëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY