FOTO/Politikani shqiptar kapet me drogë në Francë, lidhjet e tij me politikën në Kosovë

Ndaje

Është arrestuar Rediart Cankja 41-vjeç nga policia franceze pasi në makinën me të cilën lëvizte iu gjetën rreth 3 kg heroinë.

Cankja me shtetësi belge, por orgjinë shqiptare, është në listën e partisë “CD & V”, partia e dytë më e madhe në Flanders (Belgjikë), për kandidat në Këshillin e Qytetit të Antwerpit, si dhe rrethin Ekeren.

Mbi të gjitha, ky politikan është dhe aktiv në çështjet e politikës në Kosovë.

Arrestimi dhe akuzat

Kanë qënë mediat belge ato të cilat kanë shkruar lidhur me arrestimin e tij. Referuar këtyre mediave, këtë të hënë, Cankja, së bashku me Shpresa S., një grua kosovare, u arrestua nga policia franceze në një qytet pranë kufirit të Francës me Zvicrën, pak kilometra nga Gjeneva.

Droga ishte në makinën, e cila është në emër të Shpresa S., ku policia gjeti rreth 3 kilogramë heroinë. Shpresa. S. njihet si person i përfshire në trafikun e drogës. Sipas hetuesve, droga ishte destinuar për tregun zviceran.

Kush është Cankja? Lidhja me Kosovën 

Sipas medias kosovare Insajderi, politikani shqiptar është një zyrtar edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

Cankja në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë. Madje për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media në vitin 2017 ku thuhej:

‘Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës.’

Fotoja me Albin Kurtin

Loading...

Leni një përgjigje