BE kthen përgjigje për Teatrin Kombëtar, ka një sugjerim për qeverinë

BE kthen përgjigje për Teatrin Kombëtar, ka një sugjerim për qeverinë

130
0
Shares

Çështja e teatrit Kombëtar është një nga temat më të nxehta që aktualisht ende nuk po merr zgjidhje.

Pas vendimit të konferencës së kryetarëve për të shtyrë deri në 12 Tetor çështjen e dekretit të Presidentit për kthimin e ligjit për Teatrin, vjen përgjigja nga Komisioni Europian.

Në letrën e dërguar, komisioni vlerëson se ligji për Teatrin Kombëtar nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por ndërkohë i sugjeron  qeverisë që ligji të amendohet nga Parlamenti, duke hapur garën dhe duke ftuar aktorë të tjerë të interesuar.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i ka dërguar një letër qeverisë, pas ekzertizës së kërkuar nga Komisioni Europian për ligjin.

Çfarë shkruhet në letër?

Në letër shkruhet se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY