Shteti në kolaps, ja propozimi i Manjanit për të dalë nga aty

Shteti në kolaps, ja propozimi i Manjanit për të dalë nga aty

54
0
Shares

Sipas ish-ministrit Manjani, shteti është në kolaps dhe politika thjesht po prodhon llafe.

Në një postim në rrjetet e tij sociale ai bën një propozim ku fokusi është ndërtimi i shtetit.

Ja çfarë duhet si fillim sipas Manjanit:

Propozimi im.

—————-

Shteti është në kolaps. Pushteti në zenit. Politika thjesht prodhon llafe.

Mendoj se fokusi është ndërtimi i shtetit.

Çdo gjë që:

1. Shkëput strukturën e Vetting nga qeveria dhe faktorë të tjerë politikë;

2. Ndihmon realisht në pastrimin e drejtësisë nga të paaftët, hileqarët dhe të poshtrit;

3. Ndihmon për të ngritur sa më parë Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, me gjykatës të mirë dhe profesionistë;

4. Pavarëson nga qeveria dhe politika, Prokurorinë dhe hetimin penal;

5. Ndihmon për të ngritur sa më parë KLGJ, KLP dhe SPAK me emra e cv dinjitoze dhe jo me mbështetje politike;

Pra, çdo gjë që ndihmon në hartimin e një kalendari të ri veprimesh për ndërtimin e sistemit të PAVARUR të drejtësisë, ka patur dhe do ketë mbështetjen dhe kontributin tim modest!

Zgjidhje teknike ka plot.

Duhet thjesht vullnet për:

1. Ndërhyrë në Kushtetutë (në nenet tranzitore )

2. Rishikuar të gjitha ligjet e reja jo konsensuale;

3. Pastruar strukturat e reja nga emra politikë, vulnerabël ndaj politikës dhe te zgjedhur kundër ligjit;

4. Kthyer vettingu në shtratin e gjykimit sipas provave dhe ligjit e jo hamendjeve dhe gjykimit popullor, aq më keq vendimmarrjes politike!!!

Paralelisht duhet po i njëjti vullnet për të ndërtuar një sistem zgjedhor Të NDERSHËM dhe PËRFAQËSUES.

Ja, kaq duhet si për fillim!

Të tjerat vijnë vetë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY