Përjashtimi nga PS, deputeti mesazh Ramës: Kam qenë e mbetem socialist, por...

Përjashtimi nga PS, deputeti mesazh Ramës: Kam qenë e mbetem socialist, por krimi nuk ndëshkohet

70
0
Shares

Dy ditë pas përjashtimit ‘live’nga grupi i partisë socialiste, deputeti Gjetan Gjetani ka reaguar sërish duke dhënë mesazhin e tij.

Në një prononcim për Fax News ai thotë se dhe pse kryeministri e përjashtoi, ai mbetet socialist.

“Unë kam qenë dhe mbetem socialist”, tha ai.

Gjithashtu ai sërish ka mbajtur të njëjtin qëndrim lidhur me punën e policisë së Kurbinit njësoj si atë ditë kur e kritikoi. Ai shprehet se vendi ka nevojë për ndryshime duke filluar që nga administrata shtetërore.

Krimi nuk po ndëshkohet, thotë deputeti teksa shton se ia ka adresuar të gjitha problemet në zonë dhe ministrit Xhafaj, prej të cilit nuk ka marrë asnjë reagim.

“Këtë shqetësim ia kam paraqitur edhe zotit ministër, për fat të keq nuk ka  marrë asnjë masë për sigurinë.  tha ai

Gjithashtu ai u shpreh se do të kërkonte interpelancë në Kuvend për punën e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY