Lëvizja e parë antikomuniste, Basha kujton kryengritjen e Postribës: Dëshmia e luftës...

Lëvizja e parë antikomuniste, Basha kujton kryengritjen e Postribës: Dëshmia e luftës për liri

253
0
Shares

Lulzim Basha ka kujtuar sot kryengritjen e Postribës me Prek Calin.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se sot 72 vjet më parë nisi kryengritja dhe lëvizja e parë për liri në Europën komuniste e cila u shtyp, por la pas mesazhin e fortë se për liri dhe të drejta duhet luftuar.

Mesazhi i plotë në Twitter

Si sot 72 vjet nisi kryengritja e Postribës me Prek Calin dhe burrat kreshnikë të Shkodrës. Lëvizja e parë për liri në Europën komuniste u shtyp me gjak, por ajo i la kombit dëshminë e pavdekshme se për liri dhe të drejta ja vlen lufta me çdo çmim. Lavdi heronjve të Postribës!

HISTORIA E POSTRIBËS

Në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore.

Elita e qytetit të Shkodrës, antikomunistët e vërtetë dhe nacionalistët nga fshatrat e Shkodrës kryesisht nga Postriba e “parashikuan” fatin e vendit tonë dhe e kuptuan se çfarë të ardhme mizore do të kishte Shqipëria komuniste diktatoriale, prandaj me shumë dëshirë dhe të bindur morën pjesë në këtë lëvizje që ka vlera të mëdha në planin lokal, kombëtar, politik dhe gjeopolitik.

Ajo ishte lëvizja e atyre që nuk besuan kurrë tek komunizmi internacionalist shqiptar.

Në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë, postribasit kanë vendin dhe kontributin e tyre për Çlirimin e Shqipërisë, sepse si patriotë, luftëtarë të lirisë ato kërkonin çlirimin e Shqipërisë dhe ndërtimin e një shteti demokratik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY