Burg për juristin mashtrues, i zhvati 8 mijë euro gruas nga Librazhdi

Burg për juristin mashtrues, i zhvati 8 mijë euro gruas nga Librazhdi

74
0
Shares

Gjykata e Korçës ka lënë në burg juristin e Hipotekës Elvis Gjata, i cili akuzohet për mashtrim ndaj një gruaje nga Librazhdi.

Gjata përmes mashtrimit arriti t’i marrë gruas një sasi prej 8 mijë eurosh. I riu u arrestua dy ditë më parë pas denoncimit të bërë nga viktima e mashtrimit.

Elvis Gjata, me detyrë jurist i Hipotekës në këtë qytet u arrestua pasi në maj të këtij viti, ka përvetësuar një shumë prej 8 mijë eurosh duke premtuar zgjidhjen e një çështje në gjyq.

NGJARJA

“Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit: Elvis Gjata, 31 vjeç, banues në Korçë”, njofton policia.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe u bë shpallën në kërkim shtetasit E.F, 32 vjeç dhe K.G, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se në muajin maj të vitit 2018, i kanë përvetësuar shumën prej 8000 Euro, me qëllim zgjidhjen e një problemi gjyqësor, shtetases D.H, 36 vjeçe, banuese në Librazhd.”

Në lidhje më këtë rast reagoi edhe hipoteka e Korcës.

“Ky rast nuk lidhet me detyrën e Elvis Gjatës si jurist pranë ZVRPP-Korçë. Pasi ky proces gjyqësor, lidhej me një problem tjetër

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY