LAJMI I FUNDIT/Sherr me thika në Dibër, një 49 vjecar niset me...

LAJMI I FUNDIT/Sherr me thika në Dibër, një 49 vjecar niset me helikopter drejt Tiranës

117
0
Shares

Dy shtetas janë konfliktuar me mjete të ftohta gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal të fshatit Sohodoll të Dibrës.

Policia e Dibrës ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme po ndodhte konflikti.

“Kanë konstatuar se  në lokalin e shtetasit  B.C,  në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C,  49 vjeç, dhe B.B,  40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës” informon policia e Dibrës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se  konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit)  ndërmjet dy shtetasve.

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të  Strukturave të  DVP Dibër,  është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY