Aleksandër Vucic flet nga Ujmani për Merkel dhe shqiptarët, Haradinaj-replikë për territoret

Aleksandër Vucic flet nga Ujmani për Merkel dhe shqiptarët, Haradinaj-replikë për territoret

91
0
Shares

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq ende vijon të jetë i rezervuar në lidhje me planin e tij për një marrëveshje afatgjatë mes kosovës dhe Serbisë ndërkohë që në një fjalim që mbajti në Ujman, liqeni që furnizon më ujë një pjesë të Kosovës hoqi paralele mes të mirave të liqenit për shqiptarët e serbët dhe problemet që kanë bashkë.

“Gazivoda (Ujmani) është  e rëndësishme edhe për serbet edhe për shqiptarët. Mendoj se këtu ne mënyrën më të mirë shihet pesha e problemit që e kemi dhe qëndrimet e ndryshme që i kemi për Gazivodën dhe luftën e vështirë politike  që e kemi pasur dhe që shpresoj që do ta tejkalojmë ne dhe shqiptarët në 100 vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi të kënaqur edhe ata me shfrytëzimin e ujit sepse pjesa më e madhe e  Metohisë furnizohet nga këtu dhe natyrisht Obiliqi dhe Prishtina vecmas në muajt e verës. Per ne Gazivoda është e rëndësishme, pa të serbët nuk mund të jetojnë këtu”, ka thënë ai.

Vucic, i cili vizition sot Kosovën tha se ka ardhur në Kosovë që ta paraqesë idenë e tij për paqe. “Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë Vuçiq. “Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet”, ka shtuar më tej ai.

Në vijim ai është shprehur se ideja e e tij për Kosovën dhe Serbinë është kritikuar nga kancelarja Merkel. “Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar cka ka thënë Merkel, cka thonë shëiptarët” ka thënë Vuçiq.

Vucic ka thënë se nuk mund t’ia ndryshojë qëndrimin e Merkelit për të mos ndryshuar kufijtë ndërkaq ka thënë se disa kësaj ideje i janë gëzuar.

“Fuqia ime në krahasim me Merkel është minimale. Ajo është liderja më e madhe europiane. Nëse ajo thotë ashtu, se kundershton idenë e ndryshimit të kufirit, ne këtë nuk mund ta ndryshojmë. E disa për këtë janë gëzuar”, ka shtuar ai.

Vuçiq e pranon në Gazivodë: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

Ndërsa sot pasdite, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka replikuar me Vucic pa përmendur emrin duke theksuar se tërësia territoriale e Kosovës nuk mudn të preket.

“Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim në Fb.

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shtuar ai.

Aleksander Vucic është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur. Vucic vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën.
Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova.

Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY