Vrasjet e pazbardhura, Marku urdhër prokurorëve: Me sillni emrat, autorët të arrestohen...

Vrasjet e pazbardhura, Marku urdhër prokurorëve: Me sillni emrat, autorët të arrestohen sa më parë

50
0
Shares

Vrasjet e shumta të regjistruara kohët e fundit në Shqipëri kanë sjellë dhe reagimin e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, e cila ka udhëzuar drejtuesit në rrethe që brenda muajit të sjellin listat e personave në kërkim.

Udhëzimet u dhanë gjatë një takimi me drejtuesit e prokurorive në të gjitha rrethet e vendit. Marku u shpreh se është e nevojshme që prokuroria të bashkëpunojë ngushtë me policinë në mënyrë që të arrihet sa më parë në zbardhjen e krimeve që kanë mbetur pa autor, siç janë dhe ato të ndodhur në Shkodër kohët e fundit.

Gjatë mbledhjes Arta Marku u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive se kanë detyrim ligjor që të raportojnë mbi gjëndjen e kriminalitetit çdo dy muaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY