VIDEO/I vranë të birin, reagon babai i Alket Muhos: E kanë qëlluar...

VIDEO/I vranë të birin, reagon babai i Alket Muhos: E kanë qëlluar me dy armë…

135
0
Shares

Familjarët e 43 vjeçarit që u vra ditën e djeshme vetëm se denoncoi tek policia parcelat e kanabasit, tregojnë se nuk kishte konfilkte.

Babai i Alket Muhos, i tronditur nga ngjarja tregon se nuk ka qënë në dijeni për konflikte të të birit. Në një prononcim për mediat, ai tregon se familja e tij jeton në Patos dhe jep disa detaje të reja lidhur me vrasjen.

‘’Shteti shqiptar të nxjerrë vrasjen e djalit tim. Unë them që kanë qenë dy armë, edhe çifte edhe automatik, them unë. Konflikt ne nuk dimë që të ketë pasur. Ta nxjerrin në rast se ka”, shprehet babai i Muhos.

Kujtojmë se Alket Muho u qëllua me 7 plumba kallashnikovi në një zonë të thellë të Memaliajt, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar gjithsej 6 persona.

*Videoja marrë nga Fax News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY