Shehu:”I shokuar nga vrasja makabre në Memaliaj, shteti ka rënë përfundimisht”

Shehu:”I shokuar nga vrasja makabre në Memaliaj, shteti ka rënë përfundimisht”

54
0
Shares

Deputeti i PD për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar pas vrasjes mafioze të ndodhur paraditen e sotme në Memaliaj, ku një 42-vjecar u vra me snajper teksa ishte duke punuar në tokën e tij.

Shehu shprehet se është i shokuar nga vrasja makabre dhe se ky krim tregon më së miri që “Shteti ka rënë perfundimisht”

POSTIMI I SHEHUT:

Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara.
Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.
Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik!
Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj.
Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”!
Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY