Panucci flet për padinë ndaj ish-presidentit:”Njerëzit duhet të jenë me edukatë”

Panucci flet për padinë ndaj ish-presidentit:”Njerëzit duhet të jenë me edukatë”

68
0
Shares

Para pak ditëve, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci paditi në gjykatë ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Tekniku italian ngriti padi ndaj Nishanit pas deklaratave ofenduese që ky i fundit bëri ndaj tij.

Një ditë para ndeshjes me Izraelin, Panucci ka dalë në konferencë për shtyp ku ka sqaruar dhe arsyen pse ngriti padinë.

“Njerëzit duhet të flasin me edukatë. Janë punët e mia personale, nuk ka rëndësi nëse flas apo jo me presidentin Duka,” u shpreh fillimisht tekniku i kuqezinjve.

Në lidhje me ndeshjen, e cila do të luhet nesër, Panucci shpreson që të fitojë, pasi sic tha ai janë të përgatitur.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë jo pak eksperimente ndaj këtë herë zgjodha eksperiencën e tyre”, shtoi Panucci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY