Mazhoranca zgjat mandatin për komisionin “Tahiri”, tre deputetë votuan kundër

Mazhoranca zgjat mandatin për komisionin “Tahiri”, tre deputetë votuan kundër

47
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë i është përgjigjur sot kërkesës së drejtuar nga Partia Demokratike, që kërkonte shtyrje të hetimeve për Komisionin Hetimor Parlamentar kundër Saimir Tahirit.

Ditën e djeshme në një kërkesa zyrtare, kreu i këtij komisionin, Edi Paloka, kërkonte shtyrje të veprimtarisë së këtij komisioni, pasi sipas tij hetimet ishin penguar.

Sot Kuvendi hodhi në votim kërkesën e PD, edhe pse kjo e fundit së bashku me partitë e tjera opozitë nuk ishte në votim.

Me 73 vota pro, 3 kundër dhe dy abstenim, është miratuar zgjatja e hetimeve për Komisionit Hetimor Parlamentar për Saimir Tahirin.

“Panorama” mëson se votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Ndërsa Votat abstenim ishin Alket Hyseni dhe Elena Xhina./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY