Vasili:”Dekreti për Teatrin nuk do të rrëzohet, nëse e bëjne do të...

Vasili:”Dekreti për Teatrin nuk do të rrëzohet, nëse e bëjne do të kenë një përballje që…”

57
0
Shares

Kreu parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, komentoi ditën e sotme aksionin opozitar, si dhe çfarë pritet të ndodh mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai deklaroi nga studio e ’45 minuta’ në Report Tv, se në Shkodër ka një sistem gjobëvënie të përjavshme, ndërsa policia, pavarësisht aksioneve nuk ka ndaluar asnjë person. ‘Shqipëria ka mundësi që të mposhtë kriminelët në pak kohë. Kriminelët janë motivuar se një pjesë e tyre ndodhen në qeveri. Në Shkodër ka një sistem gjobëvënie të përjavshëm’ tha ai.

Përsa i përket ligjit të Teatrit, Vasili sfidoi shumicën duke u shprehur se nuk ia mban që ta rrëzojë dekretin e Presidentit që riktheu ligjin për rishqyrtim në Kuvend, ndërsa e paralajmëroi se nëse e ndërmerr një nismë të tillë do të përballet me një qëndresë të fortë që do të mbetet gjatë në memorie.

‘Kam përshtypjen se nuk do ia mbajë ta rrëzojë. Do të kenë një përballje që nuk ua merr mendja fare. Do të jetë shembullore, do të mbahet mend në Shqipëri’. Ai konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e djeshëm se nuk do të ketë bojkot të kuvendit, por marrëdhënie të kushtëzuar.

Në javën e fundit Basha dhe Kryemadhi janë shprehur se opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhje, por Vasili nuk preferoi që të ndalej te emrat, por bëri një premtim në emër të kandidatit të opozitës ‘Nuk do të ndërtohen kulla në Tiranë’.

Niveli i kriminalitetit, referuar 6 vrasjeve dhe 2 rrëmbimeve në Shkodër në 2 muajt e fundit dhe ligji i Teatrit që u rikthye nga Presidenti për rishqyrtim janë dy nga betejat e opozitës kundër qeverisë Rama. Seancën e parë opozita e bojkotoi, ndërsa ka paralajmëruar marrëdhënie të kushtëzuar në vijim dhe protesta.

Intervista e plotë:

Cilat ishin mesazhet e opozitës nga Shkodra?

Tre ishin mesazhet që dhamë në Shkodër; Soliditet politik, të qenit te problemi që ndodh dhe për t’u thënë qytezave që nuk jeni vetëm. Policia bëri sikur bëri një operacion atje, por nuk ka asnjë emër që mund të jetë ndaluar. Nëse mendoni se ne do të vishnim antiplumbin, atëherë…Mesazhi ishte që nuk janë vetëm. Shqipëria ka mundësi që të mposht kriminelët në pak kohë. Kriminelët janë motivuar se një pjesë e tyre ndodhen në qeveri. qeveria ka zgjedhur logjikën e partisë së punës që krahasohet me vitin 1938.

Dhe në fund partia e punës na çoi të hanim bukë me tollon dhe gjysmë kile sallam 6 vetë në një javë. Në 16 vrasje që i referohen atij viti, 15 autorë u arrestuan sot nuk ka asnjë të arrestuar. Sot policia dhe kriminelët kanë ndarë pushtetin dhe cështja mbyllet këtu. Kjo kauzë do të jetë themeli politik, shoqëror dhe moral. Nuk do të kthehemi në 1988-2000. Në Shkodër ka një sistem gjobëvënie të përjavshëm.

Pse mungoi Kryemadhi?

Ka pasur një udhëtim jashtë vendit, drejtoi mbledhjen e grupit dhe udhëtoi për një problem të sajin

Iu shoh shumë pranë Bashës, ngjani si forcë e djathtë….

Ky nuk është lajm. Unë nuk kisha se ku të rrija, Basha në krah të kryetarit të grupit të PD dhe grupit të dytë më të madh LSI. Cështja nuk ka të bëjë me vendet. Mediu është në krah të zotit Berisha, është akoma më i fuqishëm se ne.

Ruci tha se nuk kishin ftesë se do të shkonin bashkë në Shkodër…

Kjo është alibi nga Gramozi për Ramën, jam i keqardhur, se për moshën dhe eksperiencën politike dhe atë që ka kontribuar dhe merr përsipër bën alibitë e Ramës. Le ti bëjë vetë Rama, mos ia lerë Gramozit…

Cili do të jetë aksioni i opozitës?

Do të ketë mjaft veprime politike…

Do të shkoni në parlament?

Nuk do të bojkotohet, do të ketë qëndrime të kushtëzuara, sipas cështjeve që do të jenë në diskutim

Për ligjin për Teatrin, çfarë qëndrimi do të mbajë opozitë nëse rrëzohet dekreti?

Kam përshtypjen se nuk do ia mbajë ta rrëzojë. Këta janë bërë kashtë e k… këta janë të shpërbërë. Edhe për ligjin e Teatrit kujt ti referohem? Ça thotë njëri nuk thotë tjetri…Procedurat janë të paqarta. Shumica do të dhunojë parlamentin duke mos marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit, do të ngarkohet politikisht rëndë dhe para opinionit publik. Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie konfidenciale mes Veliajt dhe Metës. Unë besoj se kjo shumicë duhet të marrë në shqyrtim dhe të sjellë dekretin në parlament. Kishin shënuar datën 13, pse u tërhoqën?

Po një javë ishte?

Ata thoshin mezi prisnin shtatorin, po pse u trembën? Do të kenë një përballje që nuk ua merr mendja fare. Do të jetë shembullore, do të mbahet mend në Shqipëri.

Pse nuk ka një alternativë opozita?

Pse do të paraqesim kandidatin sot? Pse 7 muaj para u vendos Veliaj? Por një muaj e gjysmë, kandidatin do e nxjerrim në kohën e duhur para çdo gjëje tjetër është të çlirojmë edhe qytetin edhe Shqipërinë me krimin, do të bëjmë zgjedhje me krimin? Këta nuk i mbajnë premtimet, por u them se nga kandidati premtimi do te jete se ‘nuk do të ketë kulla në Tiranë’. Sot Rama bëri një mashtrim tjetër me librat falas. Drejtoresha e tij thotë se nëse fëmija nuk mban mirë librat e përdoruara do i paguajnë. Ne 3 shkurt hodhi poshtë nismën e opozitës me lumturi të madhe.

Taksa e Rrugës së Kombit, ka aksion opozita?

E kam dhënë mendimin që në mëngjes, mos lexoni vetëm Ramën dhe Rucin, por edhe mua. Kam dëgjuar një debil zv/ ministër që thoshte le ti bien nga të duan. Kjo është gjuhë e poshtër. Aksionin do të shikoni, qëndresa ka qenë më e qartë se kurrë, opozita ka qenë në bllok me njerëzit. Paratë i marrin te karburanti për mirëmbajtjen e rrugës. Por Ahmetaj tha na duhen ata lekë për pensionet dhe shkollat.

Edhe për bashkitë e tjera do të keni aleancë me PD përveç Tiranës?

Nuk kemi mbyllur asnjë marrëveshje. Nuk jemi uritha, nuk kemi marrëdhënie nën dhe, por transparente.

Do ishit pro një koalicioni me PD?

Duhet t’i kthejmë një përgjigje të fortë kriminelëve ne radhe te pare

Edhe protestat janë opsion?

Kanë qenë pjesë e veprimit, do të jenë dhe do të jenë shumë të forta dhe jo vetëm. Do të ketë veprime të të gjitha formave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY