FOTO/Kapen me 85 kg marijuanë, arrestohet çifti shqiptar

FOTO/Kapen me 85 kg marijuanë, arrestohet çifti shqiptar

95
0
Shares

Një çift shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi u kapën me 85 pako me 85 kg 915 gram marijuanë.

Ky ishte operacioni i policisë greke në Menidhi, Aitiloakarnania ku u arrestua çifti shqiptar, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç.

Por policia greke njofton se ka zhvilluar dhe një tjetër operacion në kufirin greko-shqiptar ku në total, gjatë dy operacioneve ka sekuestruar 192 kg marijuanë.

Mbrëmjen e shkuar në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një tjetër automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 106 kg 740 gram marijuanë. U  arrestuan dy shtetas grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeçe.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY