EMRI/Djegia e ‘Toyotës’ në Vlorë, policia arreston autorin e zjarrvënies

EMRI/Djegia e ‘Toyotës’ në Vlorë, policia arreston autorin e zjarrvënies

46
0
Shares
Foto Ilustruese

Gjatë ditës së djeshme raportuam për djegien e dy makinave në qytetin e Vlorës. Në njoftimin e parë policia ngriti dyshimet për njërën nga makinat, e cila ishte mendohej të ishte djegur qëllimisht.

Sot policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga autorin.  Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Ja çfarë thotë policia:

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen “24 Maji” u përfshi nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S, menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

– Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY