DETAJE/Si u vodh Katedralja në Korçë, autori u fsheh dhe mbajti në...

DETAJE/Si u vodh Katedralja në Korçë, autori u fsheh dhe mbajti në vëzhgim rojen…

61
0
Shares

Ditën e djeshem persona të paidentifikuar vodhën 200 mijë lekë të vjetra nga Katedralja “Ringjallja e Krishtit”gjatë natës.

Deri më tani nuk ka asnjë autor të kapur të dyshuar, por e vetmja gjë që policia njofton është se autori mund të ketë vepruar i vetëm.

Kjo ishte hera e tretë që ky institucion fetar vidhet dhe për këtë gjë,  At Ilia është shprehur se policia nuk e ka kryer detyrën si duhet. Për këtë gjë, do të merren masa nga ana e Mitropolisë për të mos lejuar endacakët të sulmojnë Kishën.

Por cila ishte metoda e vjedhjes së Kishës?

Sipas Panoramës, keqbërësit kanë përdorur një mënyrë të sofistikuar.

Ata kanë hyrë në Katedrale gjatë ditës kur po kryheshin ritualet fetare dhe kanë qëndruar të fshehur. Pasi janë larguar të gjithë besimtarët dhe objekti është mbyllur dhe më pas kujdestari është larguar, ata kanë vepruar.

Autorët me qetësi kanë thyer dhe dëmtuar katër arkat e kishës ku grumbullohen të hollat e besimtarëve, duke përvetësuar një shumë prej 20 mijë lekësh të reja nga paratë që Mitropolia mbledh për mensën e të varfërve. Më tej, autorët janë larguar, duke shkallmuar shulin e brendshëm të derës kryesore të Katedrales.

Ndërkohë në njoftimin e policisë thuhej:

“Më datë 03.09.2018, gjatë natës, në Lagjen nr 3 në Korçë, në Katedralen ‘Ringjallja e Krishtit’, një person i cili dyshohet se ka hyrë në Kishë si besimtar, pasi ka pritur largimin e njerëzve të tjerë duke u fshehur, ka marrë një sasi lekësh (e cila mendohet të ketë qenë e vogël) nga arkat, në të cilat besimtarët hedhin vlera monetare. Nga veprimet e kryera në vendngjarje, dyshohet se ky shtetas pasi ka marrë sasinë e lekëve, është larguar nga dera kryesore e Kishës, duke e hapur atë nga brenda”, bën me dije Policia e Korçës.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY