VIDEO/Rritja e taksës së ndërtesës, PD: Ja formula e Ramës për grabitjen...

VIDEO/Rritja e taksës së ndërtesës, PD: Ja formula e Ramës për grabitjen e dyfishtë të qytetarëve

67
0
Shares

Deputetja Dhurata Çupi nga selia blu ka mbajtur një deklaratë, teksa ka folur për rritjen e taksës së ndërtesës dhe problemeve që ajo sjell për ekonominë e qytetarëve.

Në fjalën e saj, ajo shprehet se Edi Rama ka dy standarte në qeverisjen e vendit, nga njëra anë rrit taksat për qytetarët,duke i varfëruar gjithmonë e më shumë dhe nga ana tjetër buxhetin të ngritur me taksa ia shpërndan krimit, trafikantëve dhe miqve apo familjarëve të tij.

Këtë do të vazhdojë të bëjë ende, sipas deputetes, dhe me taksën e re që ka vendosur për shtëpitë dhe të ndërtesës së biznesit. Një pjesë të këtyre parave të mbledhura nga kjo taksë do tia japë Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, ku kjo e fundit dihet që pasuron trafikantët ose baxhanakun e kryeministrit.

Çupi thotë se grabitja e qytetarëve me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë.

Ja çfarë detyron formula e Edi Ramës:

Për një shtëpi me vlerë tregu 100 milion lekë, qytetari do paguajë 60 mijë lekë taksë në vit. Qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje. Nga 80 milion euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur ndërtesës në një vit, 3.2 milion euro do ti marrë OSHEE.

Kaq kanë kushtuar dhe dy tenderat e fundit që morën baxhanaku i Ramës dhe miku i Ballës në dy javët e fundit./K.Balliu

Deputetja Dhurata Çupi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 2 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY