VIDEO/Nga asist i Xhakës, Shkodran Mustafi feston me shqiponjë, rrëzikon të dënohet

VIDEO/Nga asist i Xhakës, Shkodran Mustafi feston me shqiponjë, rrëzikon të dënohet

92
0
Shares

Pas Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, festimi me shqiponjë mund t’i kushtojë shtrenjt një tjetër futbollisti me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares gjermane Shkodran Mustafi që ishte autor i një goli në fitoren e skuadrës së tij Arsenalit përballë Cardiff. Mustafi goditi saktë me kokë një krosim të Xhakës dhe më pas festë me shqiponjë.

Megjithatë, ky festim mund t’i hap rrugë “një lufte” mes Federatës Angleze dhe mbrojtësit, kjo pasi rregullorja e Shoqatës së Futbollit britanik dënon rëndë gjestet me sfond politik dhe nëse kjo vërtetohet, Mustafi mund të rrëzikoj të gjobitet deri në pezullim nga aktiviteti për disa takime.

Një ndër arsyet që e shtyu të bënte këtë festim, ishte dhe fakti se asisti iu dha nga një lojtar tjetër me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY