Shkarkohet nga Teatri Kombëtar regjisorja e njohur, Çuli: Nuk je e përjetshme,...

Shkarkohet nga Teatri Kombëtar regjisorja e njohur, Çuli: Nuk je e përjetshme, nuk ke projekt

171
0
Shares

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka shkarkuar nga detyra regjisoren Elma Doresi për arsye shumë të paqarta dhe që bien ndesh me njëra tjetrën.

Njoftimin e ka dhënë vetë regjisorja në një postim të gjatë në facebook teksa shkruan dhe për punën e saj në teatër.

Deklarata e regjisores në ‘Facebook’

Mos punoni se do mbeteni pa punë!
Zyrtarisht,sot më datë 1 shtator 2018,jam jashtë Teatrit Kombëtar.
Arsyet?
“Roli i Regjisorit është në qarkullim”
“Nuk ke projekt”
“Nuk jemi të përjetshëm”

Qarkullimin të nderuar ma sqaroni ju.
Ndërsa unë ju sqaroj se mbeta pa projekt për arsye anulimin konkursi të projekteve nga T.K.
Edhe pse isha me projekt pasi isha drejtuese artistike dhe kuratore e “Netëve te Leximit të dramës Shqipe”.

Mu tha se ishte suplement ky konkurs dhe se nuk plotësonte kriteret për rroge.
Në fakt pikërisht ky ‘suplement’ ishte kontrata ime e pare me T.K.

Po më mirë po flas me punën time në Teatrin Kombëtar:

2015- 2016
Konkursi i Netëve të Leximit të Dramës Shqipe 2.
Lexim i veprave.
Përzgjedhja e tyre.
Kurimi i 7-të veprave nga 10-të përzgjedhura.

2016-2017 Zbutja e Kryeneçes.
19 netë sallën plot.

2017
Konkursi i Netëve të Leximit të Dramës Shqipe 3.(sezoni i parë,Leximet e veprave në janar )
Rikthimi 20 ditë prova i Zbutjes së (shtator )Kryeneçes pas 1 viti e gjysmë shkëputje me 5 aktorë zëvendësues.
Pjesëmarrja në dy Festivale në Kinë.
15 shtator -30 shtator Në Kinë.

Fund Tetori 2017 – 4 shkurt 2018
Realizimi i projektit ” Vdiq Mbreti Rroftë Mbreti”.

Unë kam shumë për të folur të cilat i shkruajta në shkrimin tim të cilin nuk e di përse rrjeti social nuk ma lejon.

Gjithsesi postet nuk janë të përjetshme më tha drejtuesi im e sot po ja them dhe unë :
I nderuar ne jemi kalimtar në jetë e jo më në poste.

Faleminderit vetëm miqve të mi në Teatër.
Ju jeni arsyeja dhe forca ime më e madhe.
Unë forcën e kam treguar e do ta tregoj me skenën. Lufta ime ka qenë e do mbetet puna. Letrat,postet,firmat nuk janë për mua.
Ju përqafoj të gjithëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY