Shifër e madhe, ja sa ton kafe shkrumboi zjarri i rënë në...

Shifër e madhe, ja sa ton kafe shkrumboi zjarri i rënë në Fier

91
0
Shares

Një zjarr ka rënë sot pasdite rreth orës 15:30 në një magazinë, ku piqej dhe ambalazhohej kafe ne lagjen “16 Prilli” në Fier. Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Policia bën të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë.

Sipas burimeve, mësohet se në magazinë kanë qenë rreth 70 tonë kafe, ndërsa dëmi ekonomik mendohet të jetë rreth 500 mijë euro. Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin jashtë magazinës 6 bombola gazi që përdoreshin për pjekjen e kafesë. Përfshirja e tyre nga flakët do të kishte shkaktuar dëme edhe më të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY