Kapet skafi me 550 kg marijuanë nga Shqipëria, arrestohet një shqiptar dhe...

Kapet skafi me 550 kg marijuanë nga Shqipëria, arrestohet një shqiptar dhe një italian

57
0
Shares

Janë arrestuar dy shtetas, njëri prej tyre shqiptar, pasi u kapën me 550 kg marijuanë e cila vinte nga Shqipëria.

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulia kanë arrestuar 2 trafikantët, një shtetas italian me iniciale W.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Në Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me të cilin ata tentuan të trafikonin drogën, si dhe 550 kg marijuanë.

Të gjithë 550 kg e marijuanës ishin të ndarë në 67 pako. Vlera e drogës kapte shifrat e 5 milion eurove.

Hetimet po vijojne në të dy krahët e kufirit për të zbuluar persona të tjerë të implikuar.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativën per trafik narkotikësh drejt Italisë.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale Ë.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali.

Hetimet po vijojnë ne te dy krahët e kufirit per te zbuluar persona te tjerë te implikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY