DETAJE/Dënohet shqiptarja me dy emra në Britani, pjesë e organizatës së kokainës

DETAJE/Dënohet shqiptarja me dy emra në Britani, pjesë e organizatës së kokainës

100
0
Shares

Shqiptarja Marsela Kreka u dënua me 7 vite burg në Britani, nën akuzën se është pjesë e bandës që trafikojnë shumicë të kokainës.

28 vjeçarja u kap me 1 kg kokanë në makinë dhe më vonë rezultoi se ishte e përfshirë në trafikun e drogës për një periudhë nga 27 Maji deri në 2 Qershor. Shqiptarja kishte dhe identitet tjetër dhe njihej si Maria Danciu (identitet rumun).

Por dënimi i saj në 3 Korrik 2017 u shfuqizua më 28 mars të këtij viti pasi Gjykata e Apelit vendosi se gjykata më e ulët kishte bërë gabim në drejtimin e jurisë pasi shqiptarja pretendonte se kishte qenë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore.

Marsela Kreka ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar të përfshirë në furnizimin e sasive të mëdha të kokainës.Përkundër pohimit të saj se kishte qenë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, SHPK ishte në gjendje të demonstronte se ajo nuk ishte detyruar të kryente veprat penale. Zyra e Prokurorit punon ngushtë me policinë, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe partnerë të tjerë që të identifikojë ata që mashtrojnë duke pretenduar se janë trafikuar në mënyrë që të mos përballen me ligjin dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që viktimat e vërteta të trafikimit të marrin mbrojtjen që u siguron ligji”– tha Adrian Flasher nga zyra e prokurorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY