Italiani i dënuar me 8 vite burg ekstradohet drejt Shqipërise

Italiani i dënuar me 8 vite burg ekstradohet drejt Shqipërise

64
0
Shares

Një 35-vjeçar italian, lindur në Ostuni, u ekstradua sot nga Milano në Tiranë.

Massimiliano Locorotondo ishte dënuar në vendin tonë me 8 vjet burg për ‘Trafik të mjeteve motorike’

“Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit italian Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni, Itali.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 899 datë 07.07.2013, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”, parashikuar nga nenet 141/a/2 e 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë” njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY