VIDEO/Grushta dhe shqelma, plas sherri mes vajzave për një sanduiç

VIDEO/Grushta dhe shqelma, plas sherri mes vajzave për një sanduiç

135
0
Shares

Ky është momenti kur një vajzë u sulmua brutalisht nga një grua. Gruaja e akuzoi se kishte hedhur një sanduiç mbi të në rrugën e kthimit.

Incidenti ndodhi në një tren që udhëtonte nga Londra në Birmingham. Një nga viktimat e dyshuara – një grua e veshur me një këmishë  – fillimisht argumentoi fort me gruan.

Në video, gruaja pastaj e kap vajzën dhe vazhdimisht e godet me grushta dhe shqelma. “Daily Mail” shkruan se shkak për konfliktin është bërë vajza me ngjyrë, e cila ka akuzuar tjetrën se ka hedhur ushqimin në dyshemenë e trenit.

Më pas në konflikt janë përfshirë edhe të dashurit e vajzave, të cilin ishin duke udhëtuar bashkë me to. Përfundimisht një pasagjer ndërhyri duke i ndarë dy femrat, të cilat vazhduan të argumentonin.

Policia Britanike e Transportit tha se ata ishin të vetëdijshëm për incidentin por nuk janë bërë arrestime.

Një zëdhënës tha: ‘Ne jemi të vetëdijshëm për pamjet që qarkullojnë në mediat sociale që tregojnë një sulm në bordin e trenit Chiltern. Ne besojmë se lidhet me një incident që ndodhi në një tren në mes të Londrës dhe Birmingham Snow Hill në 9:50 në 27 gusht.Një hetim mbi këtë incident është duke u zhvilluar, asnjë arrestim nuk është bërë në këtë kohë”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY