Gruaja ndërron jetë në spitalin e Durrësit, vëllai akuzon mjekët: S’e prekën...

Gruaja ndërron jetë në spitalin e Durrësit, vëllai akuzon mjekët: S’e prekën me dorë se ishte me baltë

81
0
Shares

Këtë radhë në shenjestër për neglizhencë në detyrën e tyre janë vënë bluzat e bardha në Durrës.

Një qytetar akuzon mjekët e urgjencës të cilët sipas tij neglizhuan dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë me parë në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Albert Doko për News 24 thotë se motra e tij 56-vjecare, Ervehe Dedej kishte shkuar në urgjence pasi kishte gëlltitur një sasi medikamentesh dhe për tre ore me radhë nuk është vizituar nga mjekët.

Sipas tij, më tej ai thotë se ata nuk e prekën me dorë pasi motra e tij ishte bërë me baltë teksa ishte rrezuar në një kanal në zonën e Porto Romanos.

Doko thotë se do bëjë denoncim edhe në policinë e Durrësit me qellim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjalë.  Mjekësia ligjore do të jetë ajo që do të nxjerrë të vërtetën dhe do të mësohet shkakun i vërtetë i  vdekjes së 56-vjecares, e cila është paraqitur e helmuar nga medikamentet që kishte gëlltitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY