Arrestohet ‘sherifi’ i Shijakut, në rrugët e qytetit me automatik në krah

Arrestohet ‘sherifi’ i Shijakut, në rrugët e qytetit me automatik në krah

801
0
Shares

Policia e Durrësit arrestoi një person në Shijak pasi po lëvizte i qetë në rrugët e Shijakut me automatik në krah.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa personi i arrestuar është Artur Hushi, 52 vjec.

No automatic alt text available.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar shërbimet policore duke arrestuar në flagrancë shtetasin:Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.

A.Hushi,  në rrugën automobilistike Shijak – Maminaz, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54,   të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake ” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY