VIDEO/PD zbulon skandalin me tenderat, miku i Ramës zhvat 24.3 milion euro...

VIDEO/PD zbulon skandalin me tenderat, miku i Ramës zhvat 24.3 milion euro nga buxheti i shtetit

123
0
Shares

Deputeti demokrat Flamur Noka në deklaratën për mediat blu thekson se qëllimi i Edi Ramës është pasurimi i tij, i qeveritarëve dhe oborrtarëve të tij. Partia Demokratike ka nxjerrë sërish fakte të reja të dhënies së tenderave dhe pasurimit të miqve dhe të afërmve të Edi Ramës.

Partia demokratike para pak ditësh bëri publike sesi qeveria i ka dhënë baxhanakut të Edi Ramës, Armand Frangu, plot 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro.

Deputeti thotë se nuk është rasti i fundit. Ai ka denoncuar me fakte dhe dokumenta të tjerë sesi Rama vijon papushim të favorizojë të afërmit e tij me lëshime nga buxheti i shtetit.

Kompania e mikut të ngushtë të Edi Ramës, Agron Papuli, sic provohet nga angjencia e prokurimit publik, në muajin korrik të këtij viti ka marrë një tender me vlerë 1.8 milion euro.

Bëhet fjalë për një tender me objekt qera operacionale automjetesh nga policia e shtetit. Marrja me qera e makinave është akt i qartë korrupsioni pasi harxhohen milion euro për makinat, të cilat i shkojnë Agron Papulit dhe jo nuk i ngelen policisë së shtetit.

Në dy vitet e fundit kompania OSHEE i ka dhënë Agron Papulit 6 tendera me vlerë 4.3 milion euro. Janë 127 tendera që i janë dhënë mikut të Ramës, Agron Papulit.

Në një analizë të thjeshtë rezulton se nga buxheti i shtetit, miku i Ramës, ka zhvatur rreth 24.3 milion euro. /K.Balliu

Deputeti Flamur Noka, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 29 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY