Rruga që po “ha” shumë para, merren borxh 16 mln dollarë për...

Rruga që po “ha” shumë para, merren borxh 16 mln dollarë për aksin Tiranë-Elbasan

59
0
Shares

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje huaje prej 16 mln dollarësh me për rikonstruksionin e Rrugës Tiranë-Elbasan.

Marrëveshja është nënshkruar me fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID).

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej vitesh, ndërsa në pranverën e vitit 2013 u hap edhe tuneli i Krrabës, që shkurtoi goxha distancën midis dy qyteteve, duke shmangur Qafë Krrabën. Prej asaj kohe, aksi ka mbetur i papërfunduar duke i marrë jo pak buxhetit të shtetit.

Si të mos mjaftonte kjo, në një pjesë të aksit u shemb një masiv i madh dheu për shkak të tokës së paqëndrueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY