FOTO/Kapen shqiptarët që shisnin kokainë, i gjetën duke fjetur me telefonat ku...

FOTO/Kapen shqiptarët që shisnin kokainë, i gjetën duke fjetur me telefonat ku merrnin porositë

131
0
Shares

Autoritetet britanike kanë arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen për shpërndarjen e kokainës. Sipas mediave vendase, mësohet se janë Artan Merkaj, 30 vjeç dhe Berti Ruko, 29 vjeç.

ata të cilët  u shpallën fajtorë nga Gjykata e Kurorës në Manchester për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ruko u dënua me pesë vjet e dy muaj burg ndërsa Merkaj me 4 vjet e dy muaj.

Por si shqiptarët arrinin ta shpërndanin kokainën?

Sipas DailyMail, në Shtator të vitit të kaluar, autoritetet ekzekutuan një mandat kontrolli në shtëpinë ku banonte Ruko dhe Merkaj. Ata gjetën Rukon teksa flinte afër katër celularëve që përdorte për shpërndarjen e drogës.

Ndërsa në kontrollin e  dhomës së Merkajt, ata gjetën katër celularë nën jastëkun e tij dhe dy të tjerë në komedinë. Pas hetimeve, policia zbuloi mesazhet e tyre me klientët.

“Ej shoku, afër Schloss mund të më japësh një gram”, pyeste një klient.

“Hej mund të më sjellësh një gram kokainë?”, lexohej në një mesazh tjetër.

Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan edhe një bllok shënimesh në lidhje me paratë dhe drogën. Aty përllogariteshin shitje që arrinin deri në 30.000 paund çdo javë.

Ruko, i cili gjithashtu u shpall fajtor për përdorimin e dokumenteve identifikuese false, ka qenë i arrestuar edhe në Korrik të 2015-s si pjesë e një hetimi për shpërndarje droge në qendër të qytetit. Ai u deportua nga Britania asokohe, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht.

Berti Ruko

Gjithashtu policia sekuestroi celularin e tij dhe hetimet zbuluan që Ruko e përdorte numrin si linjë për shpërndarjen e drogës.

Ai u rikthye sërish në Britani në mënyrë të paligjshme dhe vazhdoi ta përdorte celularin si linjë për shpërndarjen e drogës. Ai merrte mesazhe të shumta nga klientët të cilët kërkonin kokainë në disa vende të ndryshme të qytetit.

Artan Merkaj

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY