VIDEO/Përplasi për vdekje dy kushërinjtë dhe u largua, policia jep detajet nga...

VIDEO/Përplasi për vdekje dy kushërinjtë dhe u largua, policia jep detajet nga aksidenti i rëndë në Roskovec

98
0
Shares

Nga aksidenti i ndodhur pak para mesnatës, mbetën të vdekur dy të rinj, Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, kushërinj me njëri-tjetrin.

Gjithashtu u plagos rëndë edhe një këmbësor i identifikuar si Martin Dogani 22 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut.

Mësohet se aksidentin e shkaktoi një 21-vjecar i cili përplasi me makinën e tij tre këmbësorë në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Nga policia, ai rezulton problematik, pasi është ndëshkuar  10 herë për mos respektimin dhe shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor.

Dyshohet se makina tip “Volkswagen” e drejtuar nga Amarildo Çalamani ka qenë me shpejtësi dhe pasi ka hipur në trotuarin e këmbësorëve ka përfunduar në një kanal. Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit, por është arrestuar pak minuta më vonë nga policia.

*Videoja e marrë nga Ballkan Web

Aksident në Roskovec, makina me shpejtësi përplas për vdekje dy kushërinjtë

Aksident në Roskovec, makina me shpejtësi përplas për vdekje dy kushërinjtë

Publiée par BalkanWeb sur Dimanche 26 août 2018

Njoftimi i policisë:

Në datën 26.08.2018, në orën 20:40, në urgjencën e Spitalit Fier janë sjellë në gjendje të rëndë shëndetesore e më pas kanë ndërruar jetë shtetasit A.D, 29 vjeç dhe F.D, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga të dhënat paraprake, të dy shtetasit janë aksidentuar në fshatin Arapaj, nga një mjet që drejtohej nga shtetasi A.Ç, banues në fshatin Arapaj.

Dy viktimat kanë qënë këmbësorë ndërsa mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Grupi hetimor ka shkuar drejt vendngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY