VIDEO/Nis takimi i kryeministrave të Ballkanit në Durrës, mungojnë dy liderët e...

VIDEO/Nis takimi i kryeministrave të Ballkanit në Durrës, mungojnë dy liderët e njohur

99
0
Shares

Takimi i kryeministrave të Ballkanit dhe Komisionierit Hahn në qytetin e Durrësit ka nisur.

Në takim po marrin pjesë edhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe në fokus të diskutimeve do të jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Ndërkohë, mungon pjesëmarrja e dy kryeministrave të njohur. Ana Brnabiç, kryeministrja e Serbisë, nuk është e pranishme për shkak të angazhimeve të saj.

Nga ana tjetër, dhe kryeministri i Bosnjës Denis Zvizdić nuk është i pranishëm në takim. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë, Zaev ka njoftuar se do të mbërrijë me vonesë.

Kujtojmë se në këtë takim do të flitet për vizionin e përbashkët mbi strategjinë e integrimit europian; zbatimin dhe fuqizimin e zonës ekonomike rajonale 1; marrëveshja roaming; si dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/652582081791781/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY