Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet ish-futbollisti i njohur i kombëtares Angleze

Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet ish-futbollisti i njohur i kombëtares Angleze

89
0
Shares

Legjenda e futbollit anglez, Paul Gascoigne, ka rënë në prangat e policisë britanike, me dyshimin për sulme seksualisht ndaj një gruaje në një tren.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”  51-vjeçari u mbajt në një stacion hekurudhor nga policia britanike e transportit pas akuzave se ai preku një femër në vend të papërshtatshëëm.

Një zëdhënës i policisë citohet të ketë thënë:

“Zyrtarët u thirrën në stacionin e Durhamit në orën 6.45 të hënën pas raportimeve se një grua ishte sulmuar seksualisht në një tren ndër-shtetëror nga Neë York. Një burrë 51-vjeçar nga Gateshead është arrestuar pasi dyshohet për sulme seksuale, ndërkohë që disa orë më pas është liruar me kusht. Zyrtarët po vazhdojnë të bëjnë hetime rreth kësaj ngjarjeje.”

Gascoigne, i cili po përballet me një betejë të gjatë me varësinë nga alkooli, thuhet se është liruar në pritje të hetimeve të mëtejshme. Incidenti i dyshuar u bë në stacionin hekurudhor të Durhamit të hënën mbrëma.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Gascoigne u aktivizua me skuadra si Newcastle United, Tottenham Hotspur, Lazio, Rangers, Burnley, Everton dhe Middlesbrough.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY