Varrosin të vdekurit në parking, banorët i dërgojnë letër ambasadës shqiptare në...

Varrosin të vdekurit në parking, banorët i dërgojnë letër ambasadës shqiptare në Greqi

91
0
Shares
Foto Ilustruese

Janë varrosur të vdekurit në parkingun e varrezave, si pasojë e mungesës së hapësirave dhe tokës.

Bëhet fjalë për zonën e Nea Makrit, afër Athinës, ku kanë qenë banorët e asaj zone ata të cilët kanë ngritur shqetësimin lidhur me këtë veprim.

Sipas banorëve,aty po bëhen zgjerime të paligjshme pa kryer një studim mjedisor. Gjithashtu, të vdekurit po varrosen mes mbeturinava dhe plehrave.

Banorët e Nea Makri, janë ankuar tek autoriteti komunal, ku thonë se nuk po tregohet respekt ndaj të vdekurëve nga ana e Bashkisë. Ata kanë dërguar letër deri në zyrën e kryeministrit. Sipas asaj që kuptohet, zona vuan për hapësirë toke ku të varrosen të vdekurit.

Gjithashtu, një letër i është dërguar dhe ambasadës shqiptare në Greqi, sepse ka dyshime të forta se mund të kenë varrosur ndonjë shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY