RAPORTI/Publikohet lista me deputetët ‘memecë’, cilët janë më të vlerësuarit

RAPORTI/Publikohet lista me deputetët ‘memecë’, cilët janë më të vlerësuarit

81
0
Shares

Instituti  i Studimeve Politike, i drejtuar nga Afrim Krasniqi, ka publikuar raportin e monitorimit të performancës së deputetëve.

Është marrë në analizë veprimtaria e 140 deputetëve të Kuvendit ku janë vlerësuar deputetët me efikasitet të lartë.

Instituti i Studimeve Politike vlerëson se deputetja demokrate e cila është edhe nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku është deputetja me efikasitetin më të lartë në diskutimet e 140 deputetëve gjatë seancave parlamentare.

Katër deputetët më të vlerësuar janë:  deputeti i PS-së Erjon Braçe, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, socialistja Vasilika Hysi dhe demokratja Albana Vokshi.

Përsa i përket deputetëve të cilët kanë folur më shumë, vendin e parë e zë kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla,i cili  është listuar  në krye të tabelës së deputetëve që kanë folur më  shumë në Parlament. Balla ka  mbajtur në Parlament 14 fjalime individuale dhe 6 fjalime në emër të grupit të PS- së.

Ndërkohë që pas tij renditet Lulzim Basha, i cili ka  mbajtur 13 fjalime dhe 4 qëndrime në emër të grupit të  opozitës.

Por raporti ka nxjerrë dhe emrat e atyre deputetëve të cilët nuk kanë folur fare dhe nuk kanë qenë aktivë në diskutimin e çështjeve në kuvend.

Në raportin e publikuar nga ISP janë listuar dhe 17 deputetët “memecë”, të cilët s’e kanë hapur gojën në 7  muajt e fundit të Parlamentit.

Lista kryesohet nga  deputeti i LSI-së Agron Çela, i dyti socialisti Bashkim  Fino, Bujar Çela i PS-së, Dritan Bici i PDIU-së. I pesti në  listën e deputetëve që s’kanë folur asnjë herë në Kuvend është Ilir Ndraxhi i PS-së, Ilir  Xhankolli i PS-së, Jurgis Çyrbja i PS-së dhe Luan Harusha  i PS-së .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY