DETAJE/Korçari i gjetur pa jetë bëri sherr një ditë më parë, policia...

DETAJE/Korçari i gjetur pa jetë bëri sherr një ditë më parë, policia arreston autorin

95
0
Shares

Janë zbardhur detaje të reja mbi 56 vjeçarin e gjendur pa jetë në banesën e tij në qytetin e Korçës.

Policia ka bërë me dije se viktima është dhunuar barbarisht me sende të forta dhe me grushta.

Lidhur me këtë, policia ka identifikuar autorin. Emiljano Nafizi është shoqëruar për në komisariat.

Burimet  thanë se viktima ka pasur një konflikt me Emiljanon dhe ka qenë në gjendje të dehur kur është goditur. Sipas burimeve, mbrëmë viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në një hyrje të pallatit aty pranë, ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me Emiljano Nafizin.

Kanë mbërritur ekspertë nga Tirana për të bërë autopsinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY