FOTO/Bllokohen tre restorante në Ksamil dhe Vlorë, njëri prej tyre tregonte produktin...

FOTO/Bllokohen tre restorante në Ksamil dhe Vlorë, njëri prej tyre tregonte produktin e ndaluar me ligj

97
0
Shares

Janë mbyllur dy restorante të tjera të cilat ofronin shërbim në kushte të rënda higjeno-sanitare, ndërsa një tjetër u kap duke tregtuar një produkt të ndaluar me ligj.

Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “gurëshpuesi” , tregtim I cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Në njoftimin e AKU thuhet se ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit. Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori” në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY