FOTO-EMRA/ Tragjedi në Kanada, aksidentohet familja shqiptare, dy të vdekur

FOTO-EMRA/ Tragjedi në Kanada, aksidentohet familja shqiptare, dy të vdekur

148
0
Shares

Familja shqiptare Metko, ka qenë duke bërë udhëtimin e fundjavës i cili ka rezultuar fatal për ta.

Nga një përplasje me një dre, makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet.

Ndërkohë që kryefamiljari dhe djali i tij, 14 vjeçar humbën jetën,  gruaja dhe vajza e tij mbeten në gjendje kritike.

olicia raportoi të dielën në ora 10:19, se ajo iu përgjigj një përplasjeje në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.

Një automjet i drejtuar kah jugu kishte goditur një dre, pastaj kaloi në korsinë veriore, duke u përplasur me një makinë tjetër.

Image

Policia Provinciale e Ontarios, i shpalli të vdekur Fatos Metko, 45 vjec dhe djalin e tij 14-vjecar (F. Metko) ndërkohë që dy anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Bilanci i aksidentit është rritur duke patur viktima edhe nga automjeti i përplasur.

Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe e nëntëvjeçare A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.

Ndërkohë që i gjithë aksidenti mbetet nën hetim.

Shqiptari Fatos Metko ishte shef kuzhine në Broken Plate. Ai kish punuar në Broken Plate në Willow Park në Calgary që nga viti 2009.

ImageErvin Bushi, punëdhënësi i tij e përshkroi atë si “njeriun e djathtë”, punëtor, të qetë dhe të sjellshëm. Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por mesa duket takimi nuk u realizua.

Ai tha se gruaja e tij, Maralba dhe vajza 10-vjeçare, Brianna, janë të dyja në gjendje kritike në spital.

Shoqata Shqiptare e Calgary-t po planifikon një përkujtim dhe mbledhje fondesh për familjen,- tha Bushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY