EMRAT/Aksidenti i rëndë mes dy familjeve në Fier-Levan, policia tregon dinamikën e...

EMRAT/Aksidenti i rëndë mes dy familjeve në Fier-Levan, policia tregon dinamikën e ngjarjes

238
0
Shares

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, janë identifikuar personat e plagosur dhe viktima.

Viktima është Majlinda Troka, 27-vjeç e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë dhe udhëtonte së bashku me bashkëshortin e saj  Astrit Troka.

Astrit Troka  drejtonte mjetin tip Audi ndërkohë që fëmija e tyre i mitur është në gjendjë të rëndë.

Ndërkohë që në mjetin tip Benz, me të cilin janë përplasur,  i cili drejtohej nga Leorant Troka mësohet se udhëtonte dhe bashkëshortja e tij me dy fëmijët.

Shkak për aksidentin derimë tani thuhet se është një parakalim i gabuar i audit. Ndërkohë që pavarësisht mbiemrit të njëjtë, personat nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Në datën 21.08.2018, ora 11.30  në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T  me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi”  si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY